Cokollata eshte nje produkt ushqimor i pasur ne karbohidrate dhe nje sere alkaloidesh. Pothuaj te gjithe ata qe e pelqejne cokollaten e kane vene re efektin e saj energjik dhe te ndjesise se mireqenies pas ngrenies se nje kuadrati cokollate.
Kjo eshte e lidhur ngushte me perberjen kimike te cokollates. Ne perberjen e cokollates hyjne disa lloje substancash kimeke te quajtura alkaloide. Nder ta me te rendeshmit jane Xanthine.
Dy nga perberesit kryesore ne kete grup jane kafeina dhe teobromina qe njihen per vetite e tyre stimuluese ne sistemin nervor qendror. Eshte kjo arsyeja qe cokollata ben pjese ne grupin e ushqimeve nervore.
Kafeina eshte nje alkaloid qe gjendet te kafeja dhe te caji, por ne sasi te vogla gjendet edhe te cokollata. Stimolon sistemin nervor qendror. Kafeina eshte nxitese e aktivitetit mendor por ben pjese edhe te ushqimet diuretike, ne sasi te medha mund te shkaktoje dhembje koke dhe ne disa raste ngushtim te eneve te gjakut.
Teobromina eshte nje nder alkaloidet kryesore te fares se kakaos. Eshte nje stimolues i dobet per sistemin nervor qendror. Ky alkaloid eshte pergjegjes per shijen e hidhur te kakos. Kur sasia e teobromines eshte shume e larte mund te provokoje te vjella, tensionim, kllapi etc. Por per te gjitha keto efekte duhet te konsumohet nje sasi jashtezakonisht e madhe cokollate. Te kafshet ( sidomos te qente e vegjel)edhe nje sasi e vogel e cokollate mund te shkatoje pasoja te renda deri ne ngordhje te kafsheve te vogla.
CAFFEINA | TEOBROMINA | |
Cokollate me qumesht | 20 | 140 |
Fondente | 44 | 418 |
Cokollate e bardhe | gjurme | 2 |
Feniletilamina eshte nje substance kimike qe vepron si amfetamina duke ngritur presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit ne gjak. Si rezultat, na ben te ndihemi me vigjilent dhe me mire, me te kenaqur. Mendohet qe kjo mund te jete e lidhur me clirimin nga truri te nje substance qe quhet endorfine dhe qe shkakton te ne ndjesine e kenaqesise. Feniletilamina eshte e njohur si droga e dashurise dhe eshte nje prej arsyeve pse cokollata mendohet te jete afrodeziake.
Cokollata perbehet nga nje substance qe quhet anandamide.Mendohet se emri i kesaj substance rrjedh prej sanscrito “ananda” qe do te thote lumturi Kjo substance ka nje efekt te ngjashem me marijuanen ne qelizat cerebrale kjo fale faktit qe ngjan shume me THC(tetraidrocannabinolo) Keto substanca kane efekte te ndryshem te njerezit si psh :zvogelim te percecionit te dhembjes, ndryshime te percecionit kohe, ndjenje mireqenie te perkoheshme, rrit deshiren dhe euforine.
Serotonina eshte nje substance kimike aromatike qe vepron si neurotrasmetitor ne trup. Ka efekt te ngjashem me prozak e na ben te ndihemi te qete e te relaksuar. Ka shume efekte ne trup, e shpesh deshira per te embla qe vjen me shume te femrat vjen nga ulja e sasie se serotonines
Nessun commento:
Posta un commento