"Jeta eshte si cokollata, eshte e hidhur per te vleresuar te emblen."

domenica 24 luglio 2011

BISKOTA ME KAKAO DHE ME MIELL BAJAMESH

Perberesit:


  • 130 gr bajame te grira imet si miell
  • 180 gr sheqer
  • 2 luge gjelle pluhur kakao
  • 1 luge sheqer pluhur
  • 3 te bardha veze

Ne nje ene hidhet mielli i bajameve, sheqeri dhe kakao, perzihen mire dhe lihen menjane. Ne nje ene tjeter rrihen te bardhat e vezeve marenge dhe i shtohet sheqeri pluhur. Mire eshte qe sheqeri te shtohet pak e nga pak duke e perzier vazhdimisht. Ne fund shtohet perzierja me kakao, miellin e bajameve dhe sheqeri qe kemi lene menjane duke perziere me kujdes nga fundi i enes ne krye derisa te formohet nje perzierje homogjene.Kjo mase nuk eshte e forte dhe nuk mund te pritet ne forma. Mund te perdoren forma te gatshme ku mund te hidhet permbajtja ose me anen e nje qeske pasticerie te formon disqe ne nje tave ku me pare kemi vendosur leter furri ose ne pamundesi te saj tave te lyer me gjalpe dhe te pudrosur me miell.
Piqen ne furre te ngrohur me pare ne 150 °C per nje kohe gati 20 minuta, varet nga furri. Lihen te ftohen e pastaj hiqen nga format.

Nessun commento:

Posta un commento