TORTE ME COKOLLATE DHE DARDHE
Perberesit: Amareta 100gr, gjalpe 150 gr, cokollate fondente 200gr, miell 200gr, maja per embelsira 1/2 bustine, 4 veze, vere aromatike 1 gote 250 ml, sheqer 100gr.
Qerohen dardhet nga lekura, priten ne 4 pjese, pastrohen nga farat dhe lihen te marinohen ne vere te bardhe aromatike per 20 minuta.
Nderkohe grihet cokollata holle me thike apo me rende dhe shkrihet ne banjomari, shtohet 100 gr gjalpe dhe perzihen mire.
Ne nje ene tjeter te madhe apo ne mixer rrihet fort pjesa tjeter e gjapit me sheqerin dhe te verdhen e vezeve derisa te krijohet nje krem homogjen. I shtohet kesaj te fundit cokollata e shkrire, amaretat e grira holle, mielli e majaja.
Ne nje ene tjeter qelqi apo plastmasi rrihen te bardhat e vezeve derisa te behen nje shkume e qendrueshme, shtohet pjesa tjeter e sheqerit, dhe ja hedhim persiper kremit me cokollate duke u kujdesur qe te trazohet me kujdes duke filluar nga fundi ne siperfaqe per te mos krijuar flluska ajri ne brendesi te kremit.
Ne nje tave me diameter 22-24 cm te lyer paraprakisht me gjalpe e te pudrosur me miell shtohet gjysma e mases pergatitur, shtohet nje rradhe me dardhat dhe pastaj mbulohet me gjysmen tjeter te brumit. Vihet ne furre te ngrohur paraprakisht ne 180 °C dhe lihet per gati 40 minuta. Lihet te ftohet dhe pas 10 minutash hiqet nga tava. Zbukurohet me sheqer pluhur.
Nessun commento:
Posta un commento