"Jeta eshte si cokollata, eshte e hidhur per te vleresuar te emblen."

domenica 17 luglio 2011

PAK HISTORI


Pema e kakaos me origjine ne Ameriken e jugut dhe ate qendrore, ben pjese ne familjen  Sterculiaceae. Fillimisht kjo peme njihej me emrin Amygdala pecuniari.a qe fjale per fjale do te thote bajame monetare per faktin se ne ate kohe kakao vleresohej aq shume sa perdorej nga vendasit ne vend te monedhave.

Eshte nje peme qe arrin lartesine nga 5 deri 10 metra gjithmone me ngjyre te gjelber. Frutet e kesaj bime kane ngjyre te verdhe ne te gjelber dhe ne fazen e pjekurise marrin ngjyre kafe te erret ne te kuqe. 
Fiset maya, qyteterim i lashte para 2000 vjtesh ishin te paret qe u moren me kultivimin e kesaj peme. Rreth shekullit te X ky qyteterim u zhduk se eksistuari e nje tribu me emrin Toltechi, me prejardhje nga veriu u stabilizza ne kete rajon (sot qyteti i Tula ne veri te qytetit te Meksikos). Mbreti i ketij vendi me emrin Topiltzin Quetzalcoàtl (gjarper me pupla) do te zere nje vend kryesor ne mitologjine azteca. Nje sere legjendash tregojne mbi jeten e zhdukjen ne mister te tij. Ky mbret mbante emrin e nje hyjnije qe per aztechi ishte me rendesi te madhe. Gjarperi me pupla sipas kesaj popullsie perfaqesonte principin e dualismit qiell-toke ku toka perfaqesohej nga gjarperi dhe qielli nga zogu me pupla. Sipas legendes thuhet se ky mbret u zhduk me nje barke te formuar nga gjarperinj te gershetuar me njeri tetri e para se te largohej kish premtuar se do te kthehej perseri ne nje epoke tjeter nen shenjen e Ce acat. 
Shekuj me vone, ne 1519, vit nen shenjen e Ce acatl, nje anije e madhe me njerez e armatura te shkelqyeshme  e me helmeta me pupla u duken ne brigjet perendimore te mbreterise Azteco. Perandori  Montezuma i asaj kohe duke u bazuar ne profecine e Querzacoàtl e priti paqesisht kete anije dhe qe i gatshem ti dorezonte mbreterine perendise Quetzalcoàtl. Ne vitin 1544, kakao vjen per here te pare ne Europe nga spanjollet, por nuk pati nje perhapje te madhe ne popullsi.

Pija qe perftohej nga kakao perdorej nga vendasit me shume per luftataret dhe konsiderohej  si dhurate e perndive per tu ardhur ne ndihme njerezve e per ti shplodhur e rigjeneruar ata.

Ishte ky motivi kur biologu me emrin Carl Von Lineé i dha emrin kesaj specie (Theobroma cacao).

Ata mblidhnin farat e frutit te kakaos i piqnin ne ene te medhaja balte dhe pastaj e bluanin me mullinj guri. Me pas formonin nje tip paste, i shtonin ereza, mjalte per ta bere aromatike dhe me vone e hollonin me uje.

Kakaoja filloi te perhapet e te marre me shume rendesi ne vitin 1727 kur Nicholas Sanders i shton qumesht duke nxjerre nje pije me shije si kakao me qumesht po shume me e yndyrshme.

Ishte nje tjeter kimist Conrad van Houten, holladez qe ne vitin 1828 shpiku proceduren e presimit te pastes se kakaos per ta ndare nga pjesa e yndyres qe quhet gjalp kakao. Ishte i pari qe trajtoi kakaon me karbonat natriumi dhe me karbonat kaliumi dhe  rezultati perfundimatar qe nje kakao me nje ngjyre me te erret dhe me nje tretshmeri me te larte.

Pas ndarjes nga gjalpi i kakaos, pluhuri i kakaos mund te perdorej dhe te jepte pije me te pelqyeshme ne shije dhe me pak yndyre.

Joseph Fry ne Britanine e madhe zbulon se duke bashkuar kakaon pluhur me sheqer e me me nje pjese te gjalpit te kakaos qe me pare konsiderohej si skarto mund te perftohej nje paste qe mund te modellohej me forma te ndryshme. Lind keshtu cokollata e pare. Ne 1865 nje italian, Paolo Caffarel shtoi lajthi kesaj paste cokollate, duke krijuar keshtu cokollaten e famshme me lajthi me emrin xhandujoto.

Nel 1875 Daniel Peters, zvicerian, kerkonte ti shtonte qumesht cokollates.Por, qumeshti duke perbajtur nje sasi te konsiderueshme uji lidhej mire me cokollaten. Per kete i vjen ne ndihme Henry Nestlè qe sapo kishte shpikur qumeshtin e kondensuar me perqindje te reduktuar te ujit dhe qe zgjidhja perfekte per cokollaten me qumesht.

Nessun commento:

Posta un commento