"Jeta eshte si cokollata, eshte e hidhur per te vleresuar te emblen."

venerdì 15 luglio 2011

TORTE ME VERE TE KUQE DHE COKOLLATE

 TORTE ME VERE TE KUQE DHE COKOLLATE

Perberesit: gjalpe 250 gr, pluhur kakao 40 gr, pluhur kanelle 1 luge te vogel, karafil te shtypur imet ose pluhur 1/2 luge  kafeje, cokollate fondente 200gr, miell 250 gr, pluhur majaje per embelsira 1 bustine, 4 kokrra veze, vere te kuqe 150 ml, sheqer 250 gr.

 Ne fillim ndahen te bardhat e vezes nga e verdha. Ne nje ene shtohet gjalpi,ndahet ne pjese te vogla dhe lihet ne temperaturen e ambientit qe te zbutet pak. Hidhet sheqeri dhe rrihet mire derisa te behet si krem, shtohen te verdhat e vezes nje nga nje.I hidhet kanella, karafili dhe pluhuri i kakaos. Gjithmone duke perzire i shtohet vera e kuqe dalengadale derisa masa te behet si krem  dhe me ngjyre te njetrajtshme.
 I hidhet 3/4 e cokollates  te grire  dhe  1/ 4 lihet menjane per zbukurim e tortes ne fund. Hidhet mielli dhe pluhuri i majase. 
 Ne nje ene tjeter rrihen te bardhat e vezes  dersa te krijohet nje shkume e qendrueshme dhe i shtohen mases me kakao qe pergatitem me pare duke perziere me kujdes me luge ne drejtimin nga fundi i enes ne  siperfaqe. Pergatitet nje  tave me diameter 28 cm duke e lyer me gjalpe dhe duke e pudrosur me pak miell dhe brumi i pergatitur hidhet ne tave. Me nje thike ose luge   nivelohet brumi  dhe futet ne furre  te ngrohur paraprakisht ne 150°C. Duhet te jete gati per 90 minuta. Kontrollohet me majen e thikes apo me kruese dhembesh nese eshte pjekur. Hiqet nga zjarri lihet te ftohet dhe siper i hidhet cokollate e grire imet.

Nessun commento:

Posta un commento