Ju pelqen kinder fetta latte? :-) :-) :-)
Ok, ok po ju postoj receten ketu me poshte pa u zgjatur shume.
Perbersit:
2 te bardha vezesh
50 gr gjalpe i zbutur
60 gr miell
2 luge sheqer i bluar e 2 luge sheqer normal
2 luge gjelle kakao
gjysem bustine maja per embelsira
Per kremin:
100 ml panna per embelsire
1 luge mjalte
50 gr qumesht i kondensuar
Pergatitja:
Ne nje ene qelqi rrihet gjalpi i zbutur me sheqerin.
Shtohen te bardhat e vezeve, mielli dhe majaja, kakao duke perzier vazhdimisht derisa te behet nje mase si krem.
Ne nje tave te shtruar me leter furri hidhet masa e pergatitur e krijohen dy drejtekendsha.
Vendoset ne furre te nxehur paraprakisht ne 200°C e duhet lene vetem 4 minuta. Kjo kohe eshte e mjaftueshme sepse shtresa e pandispanjes eshte e holle.
Lihen te ftohen e nderkohe pergatitet kremi me panna.
Rrihet fort me rrahese vezesh ose mixer panna e ftohte, shtohet 1 luge mjalte dhe 50 gr qumesht i kondensuar.
Vendoset ne ngrirje per 20-30 minuta. Ky krem shtohet ne mes te dy shtresave te pandispanjes e vendoset ne frigorifer per nje ore. Priten anet dhe formohen drejtekendesha te vegjel.
Serviret e ftohte.
Nessun commento:
Posta un commento