Perberesit per 12 tartufe: 225 gr cokollate fondan, 1.25 dl pana (gjysem gote), pluhur kakao.
Per karamelin: 100gr sheqer, 80 gr qumesht i kondensuar, 50 gr pana, 25 gr gjalpe me kripe.
Ne nje ene shtohet pana dhe vendoset ne zjarr sa te marre nje vale. Shtohet ne te cokollata e grire imet e pergatitur paraprakisht. Perzihet mire derisa te behet nje krem homogjen e duke patur kujdes qe cokollata te mos te digjet. Lihet te ftohet dhe vihen ne frigorifer per pak ore.
Nderkohe pergatitet karameli. Vihet ne zjarr pana, sa te marre vale hiqet nga zjarri dhe shtohet quemeshti i kondensuar.
Ne nje ene tjeter hidhet sheqeri, vihet ne zjarr te ngadalte dhe perzihet derisa sa te marre ngjyre te erret. Ne kete moment shtohet gjalpi dhe perzihet mire. Kesaj te fundit i shtohet masa e panes me quemeshtin e kondensuar dhe vendoset per pak seconda ne zjarr duke e perzier mire.
Lihet te ftohet dhe perdoret per mbushjen e tartufeve.
Hiqet kremi i cokollates nga frigoriferi dhe lihet pak ne temperaturen e ambientit. Ndahet masa ne topa te vegjel si arre dhe ne mes i vendoset mbushja, 1 luge kafeje me salsen karamel qe pergatitem. Mbyllet mire duke kushtuar kujdes te mos te dale mbushja e karamelit jashte dhe kalohet ne pluhur kakao.
Ruhen ne nje vend te fresket.
Nessun commento:
Posta un commento