Perberesit: Amareta 100gr,pluhur kakao 20gr,qumesht 1/2 liter, lekure limoni per arome,rum 3 luge gjelle,5 kokrra veze(3 te plota dhe 2 vec te verdhat,sheqer 80 gr.
Per sheqerin e karamelizuar: 100 gr sheqer.
Ne nje tenxhere te vogel hidhet qumeshti dhe vendoset ne zjarr, shtohet lekura e nje limoni te grire holle dhe e lihet te zieje. Nxehet furra ne 180°C dhe nderhohe pergatitet sheqeri i karamelizuar. Hidhet 100 gr sheqer ne nje tigan apo ne nje ene te vogel dhe vihet ne zjarr te ngadalte derisa te shkrihet e te behet ngjyre karamele duke u kujdesur qe te mos te digjet. Sheqeri i pergatitur hidhet ne nje tave me forme stergjateshe dhe te thelle si ato qe perdoren per plum kek duke u kujdesur qe te shperndahet mire ne paretet e taves dhe lihet te ftohet.
Grihen amaretat holle-holle sa te behen si pluhur. Ne nje ene te thelle qelqi apo plastmasi rrihen vezet, shtohet sheqeri, kakao, rumi, qumeshti i vaket e ne fund pluhuri i amaretave. Perzihet mire dhe hidhet ne taven e lyer me sheqerin e karamelizuar dhe piqet ne banjo mari per 45-50 minuta. Duhet kushtuar kujdes qe uji i taves me uje nuk duhet te vloje ne menyre qe embelsira te mos dale e forte dhe me flluska ne brendesi. Nese kjo ndosh shtohet here pas here pak uje i ftohte. Embelsira duhet te mpikset e te kete nje siperfaqe te lemuar. Pasi te jete pjekur hiqet nga tava dhe vendoset ne nje pjate te sheshte. Zbukurohet persiper me amareta dhe vendoset ne frigorifer per te pakten tre ore.
Nessun commento:
Posta un commento